Home LAJME Kurti: Posa të fillojë punën Kuvendi, do ta zgjedhim qeverinë e re

Kurti: Posa të fillojë punën Kuvendi, do ta zgjedhim qeverinë e re

0
Kurti: Posa të fillojë punën Kuvendi, do ta zgjedhim qeverinë e re

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar se sapo të fillojë punën Kuvendi i Kosovës do ta zgjedhin qeverinë e re.

Në një deklaratë për “KosovaPressin” të mërkurën, Kurti ka thënë se hera e tretë si kryeministër do të jetë tamam.

“Ne jemi Qeveria në detyrë. Posa të fillojë punën Kuvendi, e zgjedhim qeverinë e re. Jam në muajin e shtatë të vitit të pestë të mandatit katërvjeçar. Pra është më shumë sesa është dashur. Herën e parë ishte më pak që është dashur, herën e tretë do të jetë tamam”, u shpreh kryeministri në detyrë.

Më 30 shtator, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Kuvendi s’është i konstituuar pa u zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Sapo Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë, partitë do të kenë 12 ditë kohë që seanca konstituive e nisur më 15 prill të kalojë të gjitha pikat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here