- Reklama -

Kurti: Pos balotazhit, pritet të kemi edhe dy palë zgjedhje të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dje i është konfirmuar se nuk ka zgjidhje tjetër pos mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Kosovë.

Të dielën qeveria “Kurti 3” e propozuar nga mandatari Albin Kurti mori vetëm 56 vota në Kuvendin e Kosovës dhe nuk kaloi.

- Reklama -

“Para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, ne zgjedhim zgjedhjet. Kjo është arsyeja pse vendi nuk ka rrugë apo mënyrë tjetër përveçse zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”, tha Kurti në konferencë për media.

Ai ka thënë se LDK-ja ka refuzuar kategorikisht qeverinë e udhëhequr nga ai e po ashtu edhe Nisma ka refuzuar përfundimisht të jetë në qeverinë që e drejton ai.

“Po të rezononin ndryshe e të pranonin ofertën për bashkëpunim, jo që do të kishim numrat që të formonim Qeverinë e Re, por edhe do të mund t’i jepnim zgjidhje çështjes së zgjedhjes së presidentit pas 4 muajve”, tha Kurti.

Ai ka thënë se duke parë disponimin e elektoratit të LVV-së dhe LDK-së, ishte munduar “ta shkëpuste LDK-në nga PDK-ja”.

“Në vitin 2020 ja arritëm, por vetë, për 51 ditë. E provuam përsëri me lidershipin e LDK-së, por pa sukses. E vetmja mënyrë se si LDK-ja pranonte të bëhej pjesë e qeverisë me ne ishte që edhe PDK-ja të ishte brenda, e për ne është e papranueshme dhe e dëmshme”, tha Kurti.

Ai ka falënderuar gjithë deputetët që e kanë mbështetur qeverinë “Kurti 3”.

“Do të jemi qeveri në detyrë meqë dje nuk arritëm të bëhemi qeveri fuqimplotë”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pos balotazhit, Kosovën e presin edhe dy palë zgjedhje të reja parlamentare – në dhjetor dhe në pranverë.

“Keq se do të kemi pos balotazhit edhe dy herë zgjedhje – në dimër dhe në pranverë. Kur nuk u bën 61 deputetë për qeveri të re, vështirë e imagjinueshme që mund të bëjmë kollaj 80 vota për deputetë në pranverë për zgjedhjen e presidentit apo presidentes. I kemi vetëm 4 muaj deri te zgjedhja e presidentit apo presidentes”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se bazuar në Ligjin për Qeverinë, mund të propozojë projektbuxhetin për vitin 2026, porse nuk do të thotë se puna mbaron aty.

“Cili do të ishte buxheti që do të kishte mazhorancën prej 61 votave, e ku dihet se duhet votuar në dy lexime projektbuxheti”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se të gjithë po përgatiten për zgjedhje të reja.

“Të gjithë jemi duke u përgatitur për zgjedhje të reja. Pas këtyre muajve unë nuk e di qysh mund të pyesni për këso koalicione. Është më vështirë tash të bëhen koalicione sesa para 8-9 muajve. Në këtë atmosferë siç jemi tani, unë nuk shoh mundësi për koalicion. Në zgjedhjet e ardhshme do ta keni një lloj referendumi, mes asaj çka kishim për katër vjet e gati 8 muaj të qeverisjes sonë dhe asaj se çka kishim përpara”, deklaroi Kurti./koha.net/

 

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort