LAJME

Kurti: Policia iu çoi pako ushqimore serbëve të Banjskës

Kurti: Policia iu çoi pako ushqimore serbëve të Banjskës
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shtator 2023, 17:32

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se krahas aksionit kundër grupit terrorist, policia iu ka dërguar 100 pako ushqimore banorëve serbë të fshatit Banjskë në Zveçan.

Kurti tha se organet e rendit janë në shërbim të tyre.

“I falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre”, tha Kurti.

Në orët e para të së dielës, policia u sulmua nga një grup terrorist i armatosur, me ç’rast mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Policia gjatë aksionit Anti-terror, i ka vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi derisa sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar tetë persona.

Po ashtu jan konfiskuar edhe një sasi e madhe e armëve, në mesin e tyre edhe autoblinda dhe mjete të rënda.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika