Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se është vaksinuar i pari me vaksinën AstraZeneca për faktin se kësaj vaksine i është dëmtuar reputacioni në botë, ndërsa ka thënë se po të ishte Pfizer apo Moderna, nuk do e merrte.“Sa i përket vaksinës, po të ishte Pfizer ose Moderna nuk do shkoja, vetëm se ka qenë AstraZeneca që ka një reputacion të dëmtuar, kam shkuar ta marrë i pari vaksinën. Asnjë arsye për t’u privilegjuar, një brend tjetër i vaksinës mua nuk do më bënte marrës të parë të vaksinës”, ka deklaruar Kurti në Kuvendin e Kosovës.Ai ka thënë se me t’u votuar dhe zgjedhur Vjosa Osmani si presidente e vendit, do fillojë përpilimi i planit të punës dhe realizimi i premtimeve të fushatës.
Kurti: Po të ishte vaksina e Pfizerit apo Modernas nuk do e merrja i pari

“Duhet presidenten edhe më pas edhe planin e punës, po të ishte ndonjë vit tjetër nuk do ishte kësisoj mirëpo tani jemi të bindur se duhet kështu. Ta bëjmë zgjedhjen e presidentes në Kuvendin e Kosovës meqë ky është vit që e kemi edhe Qeverinë e re edhe presidente”, ka thënë ai.
Kurti ka përmendur se zgjedhja e Qeverisë së re është bërë brenda kohës më të shkurtër në vitet e fundit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

