LAJME

Kurti po qëndron në Paris për Lojërat Olimpike: Kosova krenare për ngjarje të tilla

Kurti po qëndron në Paris për Lojërat Olimpike: Kosova krenare për ngjarje të tilla
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2024, 13:35

Mbrëmë në Paris, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mori pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, në prag të fillimit të Lojërave Olimpike 2024.

Në mesin e shumë liderëve botërorë, kryeministri Kurti po qëndron në Paris në mbështetje të sportistëve që përfaqësojnë Kosovën në këtë olimpiadë.

“Sporti shërben si një kujtesë e fuqishme për pengesat që mund të kapërcehen për të arritur gjëra të mëdha, dhe që në të njëjtën kohë na bën bashkë. Kosova është gjithmonë krenare që është pjesë e ngjarjeve të këtilla”, ka thënë Kurti, sipas komunikatës së zyrës së kryeministrisë./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika