- Reklama -

Kurti: Po presim rezultatet përfundimtare që sa më parë t’i formojmë institucionet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë  ka thënë se presin përfundimin e procesit të numërimit të votave, për siç tha ai ta përmbushur obligimin për formimin e institucioneve.

Deri atëherë Kurti kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij që të vazhdojnë punën me të njëjtin ritëm.

- Reklama -

Kurti tha se nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve presin më shumë angazhim në përfundimin e numërimit të votave dhe kujdes të shtuar, siç tha ai për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve.

“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës dhe sipas njoftimit të KQZ-së, më së largu deri në javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike. Si  fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë.

Deri atëherë pres që të vazhdoni punën dhe punët e mira me po të njëjtin ritëm, ndërkaq të gjithë presim nga KQZ edhe më shumë angazhim në përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votueseve për të përmbyllur këtë proces zgjedhor me pjesëmarrje masive të qytetarëve”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë./reporteri/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort