LAJME

Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg

Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2026, 07:22

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026” në Gjermani, zhvilloi një takim bilateral me zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Dr. Micong Klimes.

Duke shprehur mirënjohjen ndaj Gjermanisë, si një partner i palëkundur për dekada, kryeministri në detyrë Kurti përmendi kontributin e madh në zhvillimin e shoqërisë, infrastrukturës, shërbimeve dhe institucioneve nëpërmjet BMZ-së, GIZ-it, KfW-së, si dhe financimit të organizatave të shoqërisë civile.

Siç bën të ditur tutje Zyra e Kryeministrit, ai theksoi se është e rëndësishme që të kalohet në një nivel të ri bashkëpunimi, nga ndihma tek investimi i përbashkët. Në këtë kontekst, ai nënvizoi se përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg, në investime dhe bartje të njohurive industriale që krijojnë vende pune dhe gjenerojnë të ardhura.

Teksa përmendi se mërgata kosovare në Gjermani veçse po ndërton ura ndërmjet dy vendeve, kryeministri në detyrë Kurti theksoi nevojën për një bashkëpunim të strukturuar bilateral dhe një platformë që mundëson investime.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika