- Reklama -

Kurti përkujton Oliver Ivanoviqin përmes një video

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-incizimi të publikuar në Facebook ka përkujtuar Oliver Ivanoviqin, politikanin serb që u vra pesë vjet më parë.

Kurti e konsideroi Ivanoviqin një person të përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.

- Reklama -

“Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se pesë vjet më parë, Ivanoviq, u vra në rrugët e Mitrovicës dhe se të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe se i vie keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë.

“Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij”,tha kryeministri Kurti.

Kurti thotë se “vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë”.

“Ky krim vrau jo vetëm Oliver Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët. Kosova do të jetë e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një shoqëri multikulturore dhe shumë etnike ku njerëzit ndihen të sigurt, mund të thonë mendimet e tyre dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, edhe nëse nuk pajtohen. Në këtë mënyrë të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit”, tha Kurti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort