- Reklama -

Kurti: Përgjegjësit e rastit të Deharit të japin llogari për arrestimin dhe mbytjen e një aktivisti

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur meritor vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për lirimin e të dyshuarve për sulmin ndaj Kuvendit në vitin 2016.

Kurti ka thënë se megjithëse vendim meritor, ai është edhe i vonuar.

- Reklama -

“Në gusht të vitit 2016 u arrestuan aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për një sulm që kishte ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës. Ishte kjo ndër përpjekjet e mëdha për ta eliminuar Lëvizjen tonë nga skena politike. Sot, 6 vite më vonë aktivistët tanë shpallen të pafajshëm ndaj kësaj akuze. Ndonëse drejtësi e vonuar, megjithatë duhet përshëndetur për vendimin meritor final”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërkohë, Kurti ka kujtuar ish-aktivistin Astrit Dehari, i cili ishte në grupin e të dyshuarve në atë kohë.

Kurti ka thënë se përgjegjësit për arrestimin dhe vdekjen e Deharit duhet të japin llogari.

“Por, ky rast nuk është thjesht drejtësi e vonuar, por edhe një jetë e humbur. Astrit Dehari, aktivisti ynë është marrë në burg për këtë akuzë dhe kur sot kjo akuzë bjen tërësisht, ai më nuk gjendet në mesin tonë. Nëse deri tash kemi bërë thirrje ‘Drejtësi për Astritin’ për të zbuluar tërësisht rastin, tash kjo thirrje bëhet edhe më e prerë. Përgjegjësit e rastit të Astrit Deharit duhet të japin llogari për arrestimin e një të pafajshmi dhe mbytjen e një aktivisti politik”, ka shkruar ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort