Rritja e të hyrave prej 34 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka ndodhur për shkak se populli është më i gatshëm të paguajë tatim kur e di që nuk vjedh qeveria.
Kurti gjatë një takimi që ka zhvilluar me struktura në Gjilan tha se përmes Vettingut kanë nisur “qepjen e thesit të shqyer”.
“Populli është më i gatshëm të paguajë tatim kur e din që nuk vjedh qeveria. Pra, si mund t’ia kërkosh një biznesi tatimin paradite kur lajmet në mbrëmje kanë treguar skandalet prej kryeministrit deri te shumica e ministrave, kështu ka ndodhur në të kaluarën. Kurrkush nuk ka qejf me qitë sene në një thes që është i shqyer. Qysh don me e qit t’i senin në një thes të shqyer, bile bile e dimë prej përvojës jetësore kur shtimë sene në thes së pari e këqyrim a është i shqyer. Tash populli e ka pa që ne jemi duke e qep thesin, se që ka qenë i shqyer kjo nuk ka dyshim, po jemi duke e qepur thesin”, tha ai.





