LAJME

Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për aplikim, s’ia ka dhënë populli

Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për aplikim, s’ia ka dhënë populli
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Prill 2026, 10:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se problemi për çështjen e presidentit, është se si opozita me kaq pak numra ka refuzuar ofertën “gjeneroze” të tij. Ai ka thënë se nuk mund t’i japë një post dikujt, që nuk e ka marrë nga populli.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se legjislatura e dhjetë duhet ta zgjedhë presidentin dhe t’i evitojë zgjedhjet e reja. Ai i ka quajtur ato të panevojshme duke deklaruar se nuk do të sjellin asgjë të re.

Duke i quajtur gjeneroze ofertat të cilat ua ka ofruar opozitës, ai ka thënë se duhet pyetur ata se si mund t’i refuzojnë ato me numrat që i kanë.

“Pra me 28 dhjetor i kemi mbajtur zgjedhjet, po atë natë e kemi parë rezultatin, kurrë s’ka qenë më i qartë. Këta 120 deputetë duhet që t’i funksionalizojnë institucionet në plotni, kemi Kuvend, kemi qeveri, duhet të kemi edhe president”, ka thënë ai. “Pranimi rezultatit nënkupton që PDK-ja ta kuptojë që janë 22 deputetë, janë një e treta e mazhorancës dhe duhet ta mirëkuptoni edhe pozitën time të vështirë sepse LVV ka arritur 51.1% të votës popullore dhe ky është një rezultat i paparë dhe prandaj në vitin 2026 duhet të sillemi në përputhje me këtë rezultat. Unë i kam ofruar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që të bëhet një rokadë në mes kryetares aktuale që është edhe ushtruese e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu dhe nënkryetarit të PDK-së që në këtë rast është Vlora Çitaku. Pra, lirisht PDK-ja le ta bënë kryetar të kuvendit Bedri Hamzën ose Vlora Çitakun dhe Albulena Haxhiu bëhet nënkryetare e kuvendit dhe vazhdojmë tutje”./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika