- Reklama -

Kurti për mungesën e Vuçiqit në Berlin: S’na mungoi, ndoshta ndokujt por jo mua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur për mungesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Samitin e Berlinit, tha se “nuk e di pse s’ka ardhur dhe nuk është që na mungoi, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua”.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se sot bëhej fjalë për një samit në të cilin qartazi pothuajse secili folës dënonte agresionin rus në Ukrainë.

- Reklama -

“Ka mundësi që për një situatë të tillë, është frikësuar të jetë i pranishëm ku qartazi do të ishte i vetmuar, andaj edhe siç ka vepruar jo-rrallë, ka sakrifikuar dikë tjetër në vend se t’i dalë në ballë detyrës e shtetit ku është president”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai foli edhe për mundësinë e një takimi të ardhshëm në mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, teksa tha se ai është i gatshëm të takohet me Vuçiqin, kurdo që ka ftesë nga ndërmjetësit.

“Kur të na vijnë ftesat, i përgjigjemi dhe unë e mirëpres çfarëdo iniciative për të intensifikuar bisedimet për marrëveshje finale në mes Kosovës e Serbisë që vjen nga Pallati Elysee”.

“Gjithçka varet prej ndërmjetësve. Prej tyre varet koha e takimit, e sa më përket mua ata e dinë edhe gatishmërinë edhe interesimin”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort