LAJME

Kurti për marrëveshjen me LDK-në për presidentin: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë

Kurti për marrëveshjen me LDK-në për presidentin: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shtator 2026, 15:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shpreson që çdo gjë të shkojë mirë kur është pyetur për marrëveshjen e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president.

Kurti tha se po mundohen për të mirë, e po punojnë mbarë për këtë çështje, teksa paralajmëroi sot për një mbledhje të brendshme të VV-së, kurse nuk pranoi ta komentojë qëndrimin e deputetit të LDK-së, Abdullah Hoti, që doli kundër kësaj marrëveshjeje.

“Tash kemi me shku në një aktivitet tjetër, e kemi edhe një mbledhje të brendshme edhe gjithçka shpresojmë të shkojë mbarë e mirë sepse po mundohemi për të mirë e po punojmë mbarë. Shkolla ‘Ilir Konushevci’ sapo u përurua, ky është lajmi sot”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

LDK-ja ka mbajtur mbledhje të Kryesisë ku i është dhënë mbështetje marrëveshjes. Aktualisht janë mbledhur Grupi Parlamentar i LDK-së.

Të hënën u njoftua për marrëveshjen e arritur mes LDK-së e VV-së për propozimin e Bekim Sejdiut si kandidat për president.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika