Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk ka dështuar, duke theksuar se gjatë procesit janë arritur marrëveshje, por problemi kryesor, sipas tij, mbetet moszbatimi i tyre nga ana e Beogradit.
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, por Serbia refuzoi ta nënshkruajë

Gjatë debatit në emisionin “Politiko”, Kurti tha se marrëveshja nuk është e mirë por që ka bazë për tutje.
“Dialogu nuk ka vdekur. Ka pasur sukses, ka rezultuar me marrëveshje. Problemi është që marrëveshjen s’e nënshkruan Serbia e as nuk po e respekton. Serbia përditë po e shkel. Unë e kam pranu marrëveshjen. Ajo nuk është e shkëlqyeshme, por është bazë e mirë për më tutje. Edhe duket që Beogradi ka besuar që unë do të them jo për marrëveshje, por unë kam thënë po, dhe kur e kanë pa ku janë ndodh, nuk kanë pranu me nënshkru”, tha Kurti. /Telegrafi
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Nesër i jepet lamtumira e fundit Albian Osmanajt, të riut që humbi jetën tragjikisht në Kobajë

KQZ përmbyll vlerësimin e pakove nga diaspora, mbi 82 mijë vota të aprovuara

Policia jep detaje për aksidentin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

