Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Table Briefings” është pyetur për kritikat e hapura të emisarit amerikan, Richard Grenell.
Kurti ka thënë se Grenell ka qenë shumë i qartë në qëndrimin e tij kundër, që nga viti 2020 dhe se kritikat e tij s’kanë nisur në fushatë zgjedhore. Megjithatë Kurti ka shtuar se Kosova e ka aleatë Amerikën dhe e konsideron si shtet mik të veçantë.
“I dërguari special Grenell ka qenë shumë i qartë kundër meje që nga viti 2020. Kjo nuk filloi gjatë fushatës zgjedhore. Megjithatë, ne i konsiderojmë Shtetet e Bashkuara si aleatin tonë të domosdoshëm dhe mik të veçantë”, ka thënë Kurti.





