- Reklama -

Kurti për gjendjen me vërshimet: Aktualisht situata nën kontroll

Komuna të shumta të Kosovës janë përballur me vërshime, të cilat janë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës të martën. Për pasojë shumë shtëpi dhe biznese janë përmbytur, ndërsa në dy komuna është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Për këtë arsye, është shtyrë edhe fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të mësimit në shkolla.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se aktualisht situata nga vërshimet është nën kontroll.

- Reklama -

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se komunat e prekura nga vërshimet janë Fushë-Kosova, Lipjani, Obiliqi, Drenasi, Podujeva, Shtimja, Graçanica, Prizreni, Suhareka, Malisheva, Rahoveci, Mamushë, Dragash, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Klina, Istogu, Juniku, Deçani dhe Peja.

“Ekipet operative vazhdojnë të jenë në terren, duke monitoruar gjendjen dhe duke qëndruar në gatishmëri të plotë. Aktualisht, situata sot është nën kontroll. Përveç dëmeve materiale në infrastrukturë dhe prona private, fatmirësisht nuk ka raste të lëndimeve serioze. Bazuar në të dhënat nga terreni, gjatë natës është intervenuar në shumë lokacione ku ka pasur rrëshqitje të dheut dhe gurëve, si dhe në zona ku janë bllokuar pusetat. Kompanitë përgjegjëse vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie” – shkruan Kurti.

Kurti ka thënë se një ditë më parë ekipet e agjencive të emergjencës kanë qenë në terren për të përcjellë situatën e rënduar dhe për të intervenuar. Në gatishmëri ka qenë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Kurti ka deklaruar se në përballje me vështrimet, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe ruajtjes së infrastrukturës kritike.

Kryeministri në detyrë ka ftuar qytetarët që të ndjekin me vëmendje udhëzimet e institucioneve deri në tejkalimin e plotë të gjendjes së shkaktuar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort