Filmi “Dua” i regjisores Blerta Basholli fitoi çmimin prestigjioz “SACD Aëard” në garën “Semaine de la Critique” në Cannes Film Festival, një nga platformat më të rëndësishme në botë për zërat e rinj të kinemasë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar ekipin e filmit “Dua” për këtë fitore, duke thënë se ky është një tjetër sukses historik për kinematografinë tonë.
“Urime fitueseve, autoreve Blerta Basholli dhe Nicole Borgeat. Urime gjithë ekipit të filmit!” – ka shkruar Kurti në Facebook.





