Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për dëshminë e dhënë nga James Rubin, ish-ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit, në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai ka thënë se e ka dëgjuar dëshminë e Rubinit për aq sa ka mundur, duke lënë të kuptohet se nuk ka arritur ta dëgjoj të tërën.
“Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë. Roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetjen financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën”– ka deklaruar Kurti për T7.





