Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, siç edhe pritej, ka folur për çështjen e presidentit. Kurti ka thënë se për bindjen e tij, profesori Murat Jashari, që vje nga familja emblematike Jashari, do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur për president të vendit.
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur në momentin e duhur

Kurti ka thënë po ashtu se edhe takimet me opozitën për këtë çështje kanë qenë konstruktive dhe se një figurë nga familja Jashari do të kishte mbështetjen e të gjitha partive politike.
“Pas formimi të qeverisë kemi filluar angazhimin intensiv për këtë proces, pasi kanë mbetur edhe shumë pak ditë për ta zgjedhur presidentin/presidenten. Jam shumë i vetëdijshëm që Lëvizja Vetëvendosje e vetme nuk i ka numrat, nuk i ka 80 vota. Për këtë kam ftuar në takim dy liderët e partive opozitare. Takimet kanë qenë konstruktive. Fillimisht ka qenë një pajtueshmëri që vendi ka nevojë për një figurë unifikuese. Një figurë e tillë e padiskutueshme sigurisht që do të ishte një kandidat nga familja emblematike Jashari. Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet që një figurë si e profesorit Murat Jashari do të kishte mbështetjen e të gjitha partive politike” – ka thënë kryeministri Kurti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ngjitet për të rregulluar defektin elektrik – vdes nga goditja e rrymës një 50-vjeçar në Manastiricë të Prizrenit

Policia: Operacion i madh kundër krimeve të luftës në Kosovë, pesë të arrestuar për vrasjet e vitit 1998 në Syriganë

Sot Kurti mbledh partinë, do të trajtojnë propozimin e tyre për president të Kosovës

