LAJME

Kurti për Byronë Shtetërore: Pasuria që nuk justifikohet është padrejtësi, duhet konfiskuar

Kurti për Byronë Shtetërore: Pasuria që nuk justifikohet është padrejtësi, duhet konfiskuar
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shkurt 2023, 21:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur miratimin e sotëm të Ligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në Kuvendin e Kosovës.

“Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë. Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se pasuria e fituar që nuk arrin të justifikohet do të konfiskohet.

“Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi”, ka shkruar tutje Kurti.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika