Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në raportimin e tij para deputetëve mbi çështjen e dialogut, ka thënë se nuk do t’i tolerojë gabimet politike, e historike, të qeverive të kaluara.
Një gjë e tillë duke iu referuar marrëveshjeve paraprake të ish-presidentit Hashim Thaçi e ish-kryeministrit Isa Mustafa, për disa pika në raport me Serbinë, kryesisht për asociacionin, transmeton klankosova.tv.





