LAJME

Kurti pas takimit me Escobarin: Në Ohër shkojmë me vullnet e qëllime të mira

Kurti pas takimit me Escobarin: Në Ohër shkojmë me vullnet e qëllime të mira
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2023, 14:57

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku u diskutua për takimin e nesërm në Ohër për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim.

Kurti falënderoi Escobarin për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.

“Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Escobar sot takoi edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika