Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për legjislaturën e njëmbëdhjetë, të premten në Kuvendin e Republikës së Kosovës zhvilloi takime të ndara me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kurti pas takimeve me Hamzën e Abdixhikun: Jemi të angazhuar që vullnetin e popullit ta jetësojmë në institucione funksionale

Në një postim në Facebook, pas takimeve, Kurti u shpreh se është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por theksoi se mbeten optimistë për rrugën përpara.
“Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim. Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar që vullnetin e shprehur të popullit ta jetësojmë me institucione të reja e funksionale, që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Republikës.” – theksoi Kurti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

