Kryeministri Albin Kurti nuk është pajtuar me shpërndarjen e Kuvendit dhe e ka konsideruar antikushtetues dekretin e presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ky akt e ka pamundësuar edhe një seancë të Kuvendit për të premten, më 06.03.2025, në të cilën do të ratifikoheshin disa marrëveshje ndërkombëtare.
Sipas Kurtit, të gjitha marrëveshjet kapin vlerën rreth 121 milionë euro.
“Një marrëveshje në vlerë prej 50 milionë euro për izolim termik të ndërtesave me BERZH-in (Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim); një marrëveshje tjetër me BERZH-in në vlerë 25 milionë euro për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Podujevë; marrëveshja me Bankën Europaine për Investime për ndërtimin e parkut me panele solare në KEK, në vlerë 33 milionë euro, për rritjen e kapaciteteve gjeneruese për rritjen e energjisë elktrike; si dhe marrëveshja me Fondin Saudit për Zhvillim, e cila parasheh 13 milionë euro shtesë për përfundimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë”, shpjegoi ai.
Me rastin e shpërndarjes së Kuvendit, sipas tij, pamundësohet realizimi këtyre marrëveshjeve.