Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se të dhënat tregojnë që rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale, ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.
Ai më tej tha se edhe rreth 140 prokurorë, nga gjithsej 200 sa janë në Kosovë, kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.
“Në mbi 85 për qind të këtyre rasteve kanë qenë të mitura. 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merreni me mend mbi 200 gjykatës, më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë, dhe rreth 140 prokurorë nga gjithsej 200 sa janë”, ka thënë Kurti. /koha.net/