Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas humbjes së përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Turqisë, duke shprehur zhgënjimin kolektiv, por edhe mbështetjen e vazhdueshme për ekipin kombëtar.
Në një reagim publik, Kurti tha se qytetarët vazhdojnë të ndihen të pikëlluar dhe të mërzitur për rezultatin e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ai theksoi se pas ndeshjes është shfaqur një ndjenjë e fortë reflektimi kolektiv, ku shumëkush po mendon për mundësitë që mund të kishin sjellë një rezultat ndryshe. Sipas tij, dëshira për fitore ishte e madhe, si nga tifozët ashtu edhe nga vetë lojtarët, të cilët, siç u shpreh ai, e meritonin një rezultat më pozitiv.





