LAJME

Kurti pas certifikimit të rezultateve: Fituam krejt, ecim drejt

Kurti pas certifikimit të rezultateve: Fituam krejt, ecim drejt
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Mars 2021, 16:24

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pasi KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve që e nxjerrë VV’në të parën me 50.28 %. Kurti këtë e ka quajtur fitore në referendum dhe ditë të mirë dhe shans të madh për Kosovën.

“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën”, ka shkruar Kurti.

Ai ka falendëruar edhe mërgatën për votën e tyre dhe të gjithë aktivistët e anëtarët e VV’së për punën e bërë gjatë zgjedhjeve.

“Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.

U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.

Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!”, ka përfunduar Kurti.

Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën….

Posted by Albin Kurti on Saturday, 13 Mars 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika