Kurti paralajmëron se paga e 13-të do të jepet sapo të kalohet buxheti në Kuvend

LAJMEMë pak se 2 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Kurti paralajmëron se paga e 13-të do të jepet sapo të kalohet buxheti në Kuvend

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e parë të enjtën, më 12.02.2026, një ditë pasi u votua në Kuvend.

Gjatë kësaj mbledhje ekzekutivi miratoi projektligjet për marrëveshjet ndërkombëtare, një me Bashkimin Europian dhe tri me Bankën Botërore me vlerë miliona euro. Krahas tyre miratoi edhe projektligjin për buxhetin 2026 dhe kërkesën për zgjatje buxhetore për pensionet dhe pagesat tjera të planifikuara.

Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes foli edhe për pagën e 13-të, që sipas tij, parashihet në projektligjin për buxhetin.

“Ky buxhet e përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti, pagë e cila do t’u paguhet sa po të hyjë në fuqi Ligji i Buxhetit”- tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati foli për pagën e 13-të gjatë konferencës për media pas mbledhjes së Qeverisë.

“Paga e 13-të i takon punëtorëve të sektorit publik që kanë punuar 12 muaj” – tha ai.

Buxheti 2026, sipas kryeministrit Albin Kurti përmban edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 % në 0.50 %, për 15 vitet e para.

Projektligji për buxhetin e vitit 2026 pas miratimit nga Qeveria u procedua për në Kuvend.

Qeveria Kurti 3 u votua më 11.02.2026. Për kanë votuar 66 deputetë për, 49 kundër dhe asnjë abstenim./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika