Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas dështimit të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur votën kundër të opozitës një “sulm institucional” ndaj shtetit.
“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë,” tha Kurti.
- Reklama -
Kurti u shpreh se pavarësisht kësaj, Qeveria do të vazhdojë të qeverisë “mbarë e mirë”, ndërsa opozita po i sjell vendit “lajm të keq”.
- Reklama -