LAJME

Kurti nuk përgjigjet nëse i kanë siguruar votat për seancë: Ajo është nesër a po?

Kurti nuk përgjigjet nëse i kanë siguruar votat për seancë: Ajo është nesër a po?
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Prill 2025, 12:27

Të shtunën është caktuar vazhdimi i seancës konstituive. E sot kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje nëse si parti i ka siguruar votat për miratimin e raportit për verifikimin e mandatit të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët, Kurti u përgjigj shkurt: “Ajo është nesër a po?”, duke shmangur më tej komentet, raporton Ekonomia Online.

Këtë deklaratë ai i bëri me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ku mori pjesë në aksionin simbolik për dhurim gjaku të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Me këtë rast, ai gjithashtu bëri nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika