LAJME

Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga

Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2023, 21:21

Kryeministri Kurti ka thënë se “të tjerët” kanë premtuar 200 mijë vende pune, ndërsa sipas tij, ai s’ka premtuar vende pune, por ka premtuar punë dhe drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka qenë premtim i tij rritja e pagave për qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, nën qeverisjen e tij janë krijuar vende të reja të punës, dhe po ashtu kanë vendosur ligj dhe drejtësi.

“Nuk kam ardhur në qeverisje duke thënë se do t’jua rris pagën. Kështu kanë ardhur ata paraprakët, unë kam thënë punë dhe drejtësi. Sa i përket punës, janë gjatë këtyre dy viteve 40 mijë vende pune shtesë. Tjerët kanë premtuar 200 mijë, s’i kanë bërë as dy mijë. Janë 40 mijë në këto dy vite me pandemi e inflacion”, ka thënë Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika