LAJME

Kurti ngushëllon familjarët pas tragjedisë në Malishevë

Kurti ngushëllon familjarët pas tragjedisë në Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Prill 2026, 16:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjarët e viktimave në Malishevë pas ngjarjes tragjike, ku si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit kanë humbur jetën tre anëtarë , babai me dy fëmijët e tij.

 

Përmes një postimi në Facebook, Kurti është shprehur i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.

“Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave në këto momente të vështira.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika