- Reklama -

Kurti nga Shqipëria paralajmëron transformim të sistemit të Drejtësisë në Kosovë: Duam gjykata normale, jo speciale

”Nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për individë të UÇK-së, ne do të kemi një sistem të ri të reformuar, të transformuar të Drejtësisë, që do t’i trajtojë me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste. Ne jemi bashkë me ushtarët e UÇK-së, ata janë me popullin e Kosovës”.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke qëndruar në Shqipëri për një vizitë treditore.

Kurti në një adresim të tij për gazetarë, ka folur për Gjykatën Speciale, ndërsa tha se ështe e imponuar prej jashtë, njofton Klan Kosova.

- Reklama -

”Gjykata Speciale në Hagë, është gjykatë që është imponuar prej jashtë. Është instaluar për shkak të votimit të gabueshëm, tejet të dëmshëm më 3 gusht të vitit 2015. Ne dëshirojmë të kemi gjykata normale në Kosovë, jo gjykata speciale jashtë Kosovës”.

”Me qeverisjen tonë të re, me procesin e vettingut, me departamentet në gjykatat e reja, edhe do të zvogëlojmë atë gjysmë milioni lëndë në Pallatin e Drejtësisë, por edhe do të rregullojmë imazhin e Kosovës, duke sjellur drejtësi për qytetarët e Kosovës, dhe gjykatat tona normale do të trajtojnë të gjitha pretendimet ndaj kujtdo qoftë”.

Ai madje paralajmëroi se do sjell transformim të sistemit të Drejtësisë, referuar dhe rastit të Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.

”UÇK ka bërë luftë të drejtë, ka bërë luftë të pastër. Nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për individë të UÇK-së, ne do të kemi një sistem të ri të reformuar, të transformuar të Drejtësisë, që do t’i trajtojë me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste. Ne jemi bashkë me ushtarët e UÇK-së, ata janë me popullin e Kosovës”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Arrestohet në Prizren ministri Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort