LAJME

Kurti nga Prizreni: Kishim një shkëputje të shkurtër, por po kthehemi

Kurti nga Prizreni: Kishim një shkëputje të shkurtër, por po kthehemi
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2024, 14:33

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kanë pasur 300 anëtarësime të reja në Prizren.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se në Prizren kishin një shkëputje të shkurtër, por sipas tij, po kthehen, përcjell Klankosova.tv.

“Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosje!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”.

“Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi dhe këtë e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin tonë. Prizreni frymon me Lëvizjen për këtë jemi garantues secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku”, është shprehur Kurti./KlanKosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika