Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se sot janë bërë gjashtë muaj prej se ai drejton ekzekutivin e vendit.
Kurti tha se nga formimi i qeverisë menaxhimi i pandemisë ishte më urgjente.
Ai theksoi se nga një vend ku as nuk kishte kontratë për sigurimin e vaksinave antiCOVID, sot Kosova është vendi i dytë në rajon për vaksinimin e qytetarëve.
“Nuk gjetëm asnjë vaksinë, asnjë kontratë të negociuar për sigurimin e tyre, ndërkaq sot që flasim i kemi siguruar 2.2 milionë vaksina dhe janë administruar 1.2 milion sosh. Vaksinimin e filluam të fundit në rajon me një diferencë bukur të madhe kohore dhe refuzuam të marrim vaksinat që nuk janë aprovuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, ndërsa sot jemi në rajon shteti i dytë për vaksinimin e qytetarëve”.
I pari i ekzekutivit shtoi se varianti Delta mori mori shumë jetë të njerëzve.
Albin Kurti tha se masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë efektin e tyre.
“Masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë efektin e tyre dhe nga mbi 2 mijë raste në ditë, numri ka rënë në 173 të të infektuarve sa ishin një ditë më parë, ndërkaq numri i të hospitalizuarve ka shënuar rënie për 71 për qind”.
“Në emër të qeverisë shpreh ngushëllime për secilën jetë të humbur, duke shpresuar se ke kemi lënë prapa më të keqen dhe duke shpresuar se kësaj pandemie do të vie e po i vie fundi, e fundin e secilës do ta shohim më shpejtë nëse vaksinohemi të gjithë e sa më shpejt”.