Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga nesër do të fillojë ekzekutimi i shtesave për fëmijë me rritjen e miratuar prej 50%.
Kurti: Nga nesër nis ekzekutimi i shtesave për fëmijët me rritjen 50%

Kurti ka thënë se nga rritja e shtesave përfitojnë 400 mijë fëmijë.
“Pra: një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro; një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro; një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë. Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”, ka shkruar Kurt.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, temperaturat deri në 15 gradë

Gjashtë të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit rehabilitues në Prizren

Obama kritikon Izraelin: U mori tokën palestinezëve, ka shkuar përtej kufijve të justifikueshëm

