Kurti: Nga nesër i gatshëm të fillojmë diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Kurti: Nga nesër i gatshëm të fillojmë diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar sot ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kurti deklaroi se posa të përfundojnë votimi i buxhetit dhe marrëveshjes ndërkombëtare është i gatshëm të takohet me subjektet politike për çështjen e presidentit.

“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë, votimi i buxhetit dhe marrëveshjes ndërkombëtare. Porsa, të përfundojnë këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontakte dhe diskutime me subjektet tjera politike për çështjen e presidentit”, tha ai.

Ndryshe, sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

Presidentja aktuale Vjosa Osmani është zgjedhur presidente më 4 prill 2021. /Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika