Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Buxhetin 2026 me vlerë 4 miliardë euro.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se nga muaji nëntor do të ketë rritje të pensioneve dhe shtesave për fëmijë.
Kurti tha se pensioni nga 120 euro do të behët 150 euro ndërsa shtesat për të gjithë fëmijët nga 0-16 vjeç do të rriten për 50%.
“Pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro, duke filluar nga muaji nëntor i cili fillon nesër. Kjo rritje prek 200 mijë pensionist në kategori të pensioneve bazike, për personat me aftësi të kufizuar, për të rritur, për fëmijë, pensionin invalidor të punës, Nga muaji nëntor shtesat për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç do të rriten për 50%, pra një nënë më dy fëmijë do ti marrë 60 euro”- tha