LAJME

Kurti nga Cyrihu prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar

Kurti nga Cyrihu prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2024, 11:57

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Cyrih të Zvicrës, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Dita e shkathtësisë së biznesit”.

Kurti ishte folës kryesor në këtë konferencë, me ç’rast prezantoi progresin dhe potencialin e Kosovës, për investim.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti paraqiti të dhënat e indeksit të demokracisë, të cilat e paraqesin Kosovën si vendin më demokratik dhe biznes-konkurrues në Ballkanin Perëndimor.

“I nderuar t’i bashkohem konferencës ‘Business Agility Day’, për të shfaqur progresin dhe potencialin e Kosovës para 150 kompanive ndërkombëtare. Pata mundësinë të nënvizoja angazhimin tonë ndaj transformimit dhe inovacionit digjital, duke hapur rrugën për partneritete dhe rritje të reja” u shpreh Kurti.

Në kuadër të kësaj konference, Kurti u takua me përfaqësues të kompanive të ndryshme ndërkombëtare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika