Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu para gazetarëve tha se, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të fillojë vizitën dy ditëshe në Bruksel, në kuadër të takimeve me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian.
Kurti nesër niset në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të fillojë vizitën dy ditëshe në Bruksel, në kuadër të takimeve me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, thotë zëdhënësi qeveritar, Përparim Kryeziu në një konferencë për media.
“Kryeministri do të udhëtojë të martën për në kryeqytetin e BE-së dhe do të ketë një vizitë dy ditore ku do të ketë takime më përfaqësues të lartë të BE-së, prej tyre takimi me presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli , presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen, përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell dhe komisionerë tjerë të rëndësishëm. Ai po ashtu do ta takojë edhe kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo”, ka thënë Kryeziu.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

