LAJME

Kurti në veri, hapen zyrat e reja të Ministrisë së Bujqësisë

Kurti në veri, hapen zyrat e reja të Ministrisë së Bujqësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Prill 2026, 06:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në veri të vendit, ku ka marrë pjesë në hapjen e zyrave të reja të Ministrisë së Bujqësisë.

Kurti u prit nga ministri Armend Muja, si dhe nga Xhelal Sfeqla dhe Elbert Krasniqi. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, si dhe deputetja Arjeta Fejza.

Në objektin e ri do të vendosen Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kanë operuar në objekte me qira.

Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë për ekonominë e vendit, duke bërë të ditur se ky sektor përbën rreth 7 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Ai rikujtoi edhe sloganin “buka jonë në sofrën tonë nga toka jonë”, duke shtuar se institucionet po ofrojnë mbështetje përmes granteve që tashmë janë më të qasshme për qytetarët, pa diskriminim.

Ky zhvillim vjen në vazhdën e vendimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë, të bërë të ditur nga ministri Muja, sipas të cilit të gjitha drejtoritë rajonale të agjencive vartëse që aktualisht funksionojnë në objekte me qira do të zhvendosen në objekte shtetërore./Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika