LAJME

Kurti në vend të Mehajt e emëron Maqedoncin ministër të Mbrojtjes

Kurti në vend të Mehajt e emëron Maqedoncin ministër të Mbrojtjes
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Gusht 2023, 12:03

Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës Ejup Maqedonci, është emëruar ministër i Mbrojtjes.

Ai do ta zëvendësojë në këtë pozitë Armend Mehajn, i cili u dorëhoq për arsye familjare.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari”, tha ai.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika