LAJME

Kurti në Tiranë takon Edi Ramën larg syrit të mediave

Kurti në Tiranë takon Edi Ramën larg syrit të mediave
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2021, 15:12

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, raporton Albanian Post.

Më herët, fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, prezantoi kandidadët për deputetë të Vetëvendosjes, për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Kurti është duke qëndruar tash e dy ditë në Shqipëri. Dje në një paraqitje për media nga Lezha ai foli për bashkim kombëtar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika