Të dielën, kryeministri Albin Kurti qëndroi për vizitë në Tiranë, ku u takua me presidentin Bajram Begaj, kryekuvendaren Lindita Nikolla, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Ilir Meta.
Kurti në Tiranë e mori ‘aminin’ për marrëveshjen e Ohrit

“Secilin prej tyre e njoftova për së afërmi me procesin e dialogut, takimin e 18 marsit në Ohër, marrëveshjen e arritur atje dhe elementet përbërëse të saj, krahas progresit të shënuar në Kosovë gjatë qeverisjes sonë dyvjeçare. Takimet ishin të përzemërta. Mbështetja ishte e qartë. Falënderoj krerët e institucioneve shqiptare për mikpritjen”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Po mund të vërehet që Kurti ka filluar të punojë në këtë drejtim. Në Shqipëri ai e mori pëlqimin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Tani mbetet të shihet nëse do ta marrë pëlqimin edhe në vendin ku e kishte kundërshtuar një gjë të tillë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

