Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin e kësaj pasdite që pati me emisarin e BE-së Miroslav Lajçak e ka konfirmuar se Kosova mbetet e angazhuar për marrëdhënie të mira fqinjësore.
“Pas takimit tonë të së mërkurës, këtë pasdite pata një takim me Miroslav Lajçak para nisjes për në Shkup. Kam ripohuar angazhimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për perspektivën e përbashkët europiane të rajonit”, ka shkruar Kurti, njofton Klan Kosova.





