Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me zëvendës ndihmës sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton, në vizitën e tij të parë në Kosovë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit biseduan për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n.
Sipas njoftimit, Kurti foli për zhvillimet në vend, përfshirë ato në fushën e teknologjisë dhe të mbrojtjes, si dhe për prodhimin e municionit në Kosovë.





