LAJME

Kurti në takim me zëvendëssekretarin amerikan: Serbia po vazhdon shkeljen e Marrëveshjes Bazë

Kurti në takim me zëvendëssekretarin amerikan: Serbia po vazhdon shkeljen e Marrëveshjes Bazë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2025, 17:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten me zëvendëssekretarin e Shtetit për Menaxhim dhe Burime të SHBA-së, Richard R. Verma. Ata diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, për mundësi të reja për avancimin dhe thellimin e tyre dhe për përfitimet nga Dialogu Strategjik.

Kurti, sipas komunikatës nga Kryeministria, e njoftoi Verman mbi zhvillimin dhe progresin e Kosovës, me synimet strategjike për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.

Ndërkaq, Kurti ka përmendur edhe dialogun me Serbinë. Ka thënë se Serbia vazhdon ta shkelë Marrëveshjen Bazike.

“Në takim gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kryeministri vuri theksin te shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Marrëveshjes Bazike, që vijnë si rezultat edhe i mosnënshkrimit të saj dhe aneksit të zbatimit, si dhe mosdorëzimin e kryeterroristit Millan Radoiçiq dhe grupit të tij përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet të ketë thënë Kurti në takim./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika