- Reklama -

Kurti në takim me von der Leyen kërkoi largimin e masave ndaj Kosovës dhe marrjen e statusit kandidat të BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti për herën e katërt në po aq vite, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se temat qendrore të këtij bashkëbisedimi që u zhvillua vetëm pak ditë pas miratimit nga ana e Komisionit Evropian të Agjendës së Reformave të Kosovës, në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, ishin zbatimi dhe përfitimet për Kosovën dhe qytetarët e saj nga kjo agjendë e reformave, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe procesi integrues i Kosovës në familjen evropiane.

- Reklama -

Kryeministri Kurti bëhet e ditur se i shprehu mirënjohjen e tij presidentes von der Leyen për përkushtimin e saj ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, që dëshmohet nga vizitat dhe takimet e shpeshta gjatë udhëheqjes së saj dhe avokimi i zëshëm për integrim të plotë të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Urime për mandatin tuaj të ri. Ne llogarisim shumë në udhëheqjen tuaj, si në zgjerimin e Bashkimit Evropian ashtu edhe në fuqizimin e tij në skenën botërore”, tha kryeministri Kurti në fillim të takimit, thuhet në njoftim.

“Duke folur për Agjendën e Reformave të Kosovës, kryeministri theksoi se ajo ka pesë fusha prioritare, parasheh 30 reformave dhe 111 hapa për të adresuar çështjet kryesore të ekonomisë sonë, që përfshijnë sigurinë energjetike, punësimin, tërheqjen e investimeve të huaja dhe formalizimin e punës dhe ekonomisë. Ai tha se jemi të gatshëm e të përkushtuar që sa më parë të zbatojmë reformat edhe të përfitojmë sa më shumë nga mbështetja financiare në dispozicion që arrin vlerën prej 882 milionë euro.”, njofton tutje zyra e kryeministrit.

Sipas njoftimit, në këtë takim, kryeministri ritheksoi rëndësinë e largimit të plotë dhe të menjëhershëm të masave ndaj Kosovës dhe marrjen e statusit kandidat të Bashkimit Evropian, si meritë që reflektohet në angazhimin e palëkundur të Kosovës për integrim evropian dhe reforma, dhe zhvillimin ekonomik e progresin demokratik që ka shënuar viteve të fundit./TVPrizreni/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort