LAJME

Kurti në takim me Cholletin: Dialogu me Serbinë duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke

Kurti në takim me Cholletin: Dialogu me Serbinë duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2023, 18:56

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur të mërkurën në ndërtesën e Qeverisë, Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili sot po qëndron në Kosovë në kuadër vizitës së tij në rajon.

Sipas një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti e ka njoftuar Cholletin me punën dhe arritjet e qeverisë në vitin që sapo lamë pas.

Gjithashtu njoftohet se u diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika