LAJME

Kurti: Ne sot nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan e u flijuan për lirinë tonë

Kurti: Ne sot nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan e u flijuan për lirinë tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shkurt 2025, 08:11

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në mbledhjen festive të Qeverisë, Kurti tha se sot teksa festohet, kujtohet edhe krenaria e rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Urime 17-vjetori i Pavarësisë. Teksa festojmë, kujtojmë me krenari rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë”, u shpreh Kurti.

“Kushtetuta jonë me të vërtetë është e re, por kultura është ajo e një populli të lashtë e autokton, e rrënjosur thellë në historinë tonë të lavdishme. Ne sot nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan e u flijuan për lirinë tonë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika